Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci, shënohet në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”.

Festa për nderë të Ditës së Flamurit
Plava dhe Gusia si dhe SHKA “MAJA E KARANFILIT” e shënuan festen e 28 nentorit me tre aktivitete tejet të rëndësishme: Me datën 24.11.2023
1 2

Sot më 1 gusht 2020, në Vuthaj-Guci, shënohet në mënyrë simbolike Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2020”.

Duke respektuar rregullat e Institucioneve përkatëse të shëndetësisë, shoqata “Maja e Karanfilit”, shfaqi një program modest.Në kuadër të këtij manifestimi u bë promovimi i monografisë së autores së re, Rilinda Gjonbalaj, “30 vite identitet SHKA Maja e Karanfilit”.Përpos organizatorëve dhe vendasve, prezent ishin edhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, sekretari gjeneral i partissë , Vasel Berishaj dhe nënkryetari Ali Daci.Të pranishmit i përshëndeti Nikollë Camaj, i cili duke folur për librin në fjalë përmendi edhe simbolikën e trefishtë që ka simjet kjo festë: E para se përkon me festën e Kurban Bajramit, me ç’rast edhe i urojë besimtarët; dy, se mbahet në rrethana të jashtzakonshme, shkaktuar nga COVID-19, por që mbahet vetëm për të mos shkëputur traditën; dhe tre, për vlugun parazgjedhor dhe mundësinë e bashkimit të subjekteve shqiptare në një listë, duke apostrofuar se kjo do të ishte zgjedhja më e mirë dhe fuqia që na çon ka faktorizimi i shqiptarëve në Malin e Zi. Pastaj, të pranishmit shkuan për të festuar Bajram, në shtëpinë e Tahir Gjonbalaj.
Albert Camaj