Festivali RAPSHA 2022

Festa për nderë të Ditës së Flamurit
Plava dhe Gusia si dhe SHKA “MAJA E KARANFILIT” e shënuan festen e 28 nentorit me tre aktivitete tejet të rëndësishme: Me datën 24.11.2023
1 2

Edhe një sukses nga SHKA”MAJA E KARANFILIT”

Një tjetër sukses i SHKA “MAJA E KARANFILIT” në festivalin mbarë kombëtarë Rapsha 2022 ku në mesin e 24 grupeve më të mira shqipëtare dhe më shumë se 600 artistë juria profesionale SHKA-në tonë e vlersoj me dy çmime: për kadegorin e çmimeve individuale valltarja jonë Rilinda Gjonbalaj u shpall vallëtarja më e mirë e festialit ndersa tek çmimet grupore u vlersum si grupi me veshjen më origjinale, çmim ky që ka domethënie të madhe për neve pasi tregon se sa perkushtim japim që të ruajmë një nga asetet më të mëdhaja të trashëgimis tonë kulturore.

Festivali mbarë kombëtarë folklorik i cili këtë vit realizojë edicionin e tij të gjashtë dhe shënoj  një aktivitet të madh kulturorë në Malsin e Madhe në skenen verore të Vitojës së bukur, duke i dhënë ngjyra dhe karakter tjetër komunës së Tuzit, ky festival e ka dëshmuar veten për vlerat dhe mënyren e organizimit dhe mund të krahasohet me festivalet më të mira shqipëtare anë e këd trojeve tona.

E nga juria profesionale e përbër nga: Prof.Dr. Afërdita Onuzi-Kryetare, Dr.Bashkim Lajçi, Prof.Dilaver Kryeziu, Dr. Bekim Ramadani dhe Esat Ruka vlersuan grupet sipas meritave të tyre duke theksuar se nuk e kanë pasur të leht përzgjedhjen dhe ndarjen e vlersimeve:
*Vëndin e parë 🥇e fitoi Ansambli“Çeta e Profetëve”-Krumë,Has nga Kuksi
*Vëndin e dytë 🥈e fitoi Ansambli Foklorik “Çipini” -Vlorë
*Vëndin e trete 🥉e fitoi Shoqëria Kulturo Artistike “Jahi Hasani”-Çegran-Gostivar
Rezultate e jurisë për çmimet individuale : kërcimtari më i mirë- Pëllumb Maraj,- kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karafilit”, Vallja më e mirë, t’i takojë Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”, këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij- Gjokë Kalaj, Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Afërdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artsitike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artistike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngëve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artistike ”Malësori” nga Hasi Prizren.
Drejtor i Festivalit Marë-Kombetarë Folklorik “Rapsha 2022” z. David M Junçaj
OJQ  “Alpet Shqipëtare” do vazhdoj të përkrah gjithmonë një nga partnerët e sajë më të mirë SHKA “MAJA E KARANFILIT” Plavë Gusi të cilët janë promovuesit më të mirë të folklorit dhe traditës sonë.