Festivali “KËNGA DHE VALLJA SHQIPE NA BASHKON” PLAVË GUSI 2022

Festa për nderë të Ditës së Flamurit
Plava dhe Gusia si dhe SHKA “MAJA E KARANFILIT” e shënuan festen e 28 nentorit me tre aktivitete tejet të rëndësishme: Me datën 24.11.2023
1 2

“Mirë se vini në Alpet Shqipëtare” Vuthaj 2022

Mbahet në Vuthaj Manifestimi tradicional  “ Mirë se vini në Alpet Shqipëtare” Vuthaj 2022 në kuadër të të cilit është edhe festivali folklorik mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon” Plavë Gusi. Manifestimin ky i organizuar nga OJQ “Alpet Shqipëtare” të cilat për dekada të tëra kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e tij.

Programin e hapi shoqëria kulturore artistike vëndase “Maja e Karanfilit”  e cila njëherit është shoqeria e vetme kulturore artisike shqipëtare që nga Plava e Gusi deri në Tuz. SHKA “Maja e Karanfilit”  përshëndeti të gjith të pranishmit me programin e sajë artistik me motive nga veriu,  duke ju lënë rradhën grupeve pjesmarrëse të festivalit dhe këngëtarëve të cilet përformuan në manifestim.

Festivali ka karakter garues me një juri tejet profesionale të përbër nga kryetarë jurie: Prof.dr. Ukë Xhemaj , prof.Dilaver Kryeziu, prof. Azgan Haklaj, prof. Hasnije Kukaj Gjonbalaj dhe aktivistja Mirjeta Gjonbalaj.

Në skenë përformuan grupet: AKV “Deçani” nga Deçani, AKV “ Katerian Josipi” nga Zymi,  SHKA “Koha” nga Dinosha dhe AKV “Teuta” nga Durrësi të cilat edhe u vlersuan me çmime dhe mirenjohje nga juria profesionale: Kostumografia me e mire dhe çmimin special e mori AKV “ Deçani” nga Deçani

Valltarët më të mirë të festivalit u shpallë AKV “Katerina Josipi ” nga Zymi

Dyshja e vallëtarve më të mirë shkon për Ali Beqiraj dhe Edina Sqepoviq  nga SHKA  “Koha” nga Dinosha,

ndërsa paraqitja më e mirë artistike shkoi për AKV “Teuta” nga Durrësi.

Poashtu na nderuan me pjesmarrjën e tyre rapsodi Pretash Nilaj dhe këngëtarja Elvira Fjerza.

Në kuadër të manifestimit tradicional u mbajtën edhe lojërat tradicionale, këtë vit në garen e vrapimit me kuaj dhe hedhjen e gjyles.

Ky manifestim është një vlerë e madhe kulturore, artistike dhe etnografike për krahinen e Plavës dhe Gusis dhe jo vetëm, pasi është promovuesi më i mirë i traditave autoktone shqiptare të zonës së Malësis së madhe dhe jo vetem pasi në këtë program kulturor për vite të tëra janë prezantuar shoqëri kulturore artistike dhe ansamble nga të gjitha trevat shqipëtare dhe diaspora.

Një pjesë të programit mund ta shikoni edhe përmes linkut: https://youtu.be/FhVgObP7I8A

*Për mbarvajtjen e këtij organizimi ndihmuan disa nga subjektet politike shqipëtare në Mal të zi : LDSH, ASH dhe FORCA si dhe Ministria e punëve të Jashtme dhe Diasporës së R. Kosovës.