Presidenti NISHANI në manifestimin tradicional “MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE” në Vuthaj

Festa për nderë të Ditës së Flamurit
Plava dhe Gusia si dhe SHKA “MAJA E KARANFILIT” e shënuan festen e 28 nentorit me tre aktivitete tejet të rëndësishme: Me datën 24.11.2023
1 2

Presidenti NISHANI në manifestimin tradicional “MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE” në Vuthaj

Nën organizimin e Shoqatës Alpet Shqiptare u mbajt aktiviteti, tashmë i përvitshëm që nga viti 1997,
“Mirë se vini në Alpet Shqiptare” – Festivali Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”,
Vuthaj. Në këtë aktivitet merrnin pjesë banorë shqiptarë të Plavës e Gucisë, por edhe të rajoneve të tjera
shqiptare në Mal të Zi, përfaqësues të forcave politike shqiptare dhe të pushtetit lokal, të ardhur nga
diaspora (nga Evropa, Amerika e Australia – me prejardhje nga zona), shqiptarë nga Kosova dhe
përfaqësues të pushtetit vendor në Kosovë. Mori pjesë edhe Ambasadori i RSH në Mal të Zi, z. Ernal Filo.
E veçantë e aktivitetit të këtij viti ishte pjesëmarrja për herë të parë e një Presidenti në detyrë të shtetit
shqiptar, z. Bujar Nishani. Ky fakt u evidentua nga organizatorët e gjithë të pranishmit dhe u vlerësua si
një pikë kulmore, tregues i rritjes dhe seriozitetit të aktiviteteve organizuar nga shoqata të shqiptarëve
në Mal të Zi, por edhe si filllim i rritjes së vëmendjes ndaj kësaj zone nga ana e shtetit shqiptar.
Në Vuthaj në Mal të Zi, ku mori pjesë në tubimin tradicional, “Mirë se vini në Alpet Shqiptare” Presidenti
Bujar Nishani apeloi për forcimin e bashkëpunimit në rajon, duke theksuar se nuk ka vend për urrejtje e
klonflikte. Nishani tha se fati i kombit tonë ka bërë që shqiptarët të jetojnë të ndarë në 6 shtete në
Ballkan, por ata janë shndërruar në simbol i bashkjetesës dhe harmonisë. Kreu i Shtetit në fjalën përshëndetëse tha se shqiptarët edhe pse jetojnë të ndarë në 6 vende të
Ballkanit, janë simboli i bashkjetesës dhe harmonisë, ndërsa apeloi për focimin e bashkëpunimit në
rajon. Hapësirat e reja te lirisë, paqja dhe mirëkuptimi në rajon, respektimi i vlerave të gjithsecilit, ndërtimi i
rrugëve dhe mundësia e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, njohja nga afër dhe bashkëpunimi në mes të të gjitha kombeve në rajon, largimi i urrejtjes dhe paragjykimeve për njëri-tjetrin do ta bëjnë rajonin tonë me të qetë, me të sigurt dhe me të zhvilluar dhe për këtë shqiptarët janë në pararojë. Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi e ka zgjedhur me kohë këtë drejtim”, – u shpreh Nishani. Nishani tha se shqiptarët si komb në fund të këtij shekulli po gëzojnë hapësirat e lirisë, duke u
shndërruar në një vend të demokratizuar dhe aleat në organizma të rëndësishëm botërorë. Ne shqiptarët, si komb, më në fund në këtë fillim shekulli kemi filluar t’i shijojmë dhe gëzojmë hapësirat e lirisë dhe po punojmë çdo që ato të jenë sa më të mëdha për të gjithë ne, si dhe për rajonin dhe më gjerë. Shqipëria tashmë është demokratizuar, është anëtarë e NATO-s dhe në rrugë të mbarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe po përparon me shpejtësi dhe e sigurt drejt integrimeve euro-atlantike. Shqiptarët në Maqedoni janë faktor paqeje dhe stabiliteti i Maqedonisë dhe rajonit. Vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë po ruajnë me shumë forcë
dhe çdo ditë e më shumë po arrijnë të drejtat e tyre, edhe pse më shumë vështirësi. Shqiptarët në Mal të Zi, janë kontribuesit kryesorë për pavarësinë e Malit të Zi dhe sot çdo ditë e më shumë po i arrijnë të drejtat e tyre që i meritojnë dhe ju takojnë edhe me kushtetutën e Malit të Zi, shtoi më tej Kreu i Shtetit. Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016” mblodhi në Vuthaj në Mal të Zi, shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia, por dhe nga vendet e largëta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Australia.