Who we are

Njoftohu me historikun tonë

OJQ "ALPET SHQIPTARE"

OJQ “ALPET SHQIPTARE” zyrtarisht operon që nga viti 2002, për 20 vite ka lënë gjurmë në Plavë dhe Gusi me punen e sajë të pa lodhur. Fillimisht ka qënë ajo që ka sjellë investim kapital në ndreqjen e terreneve sportive dhe skenes ku tash e 20 vite mbahen aktivitetet kulturore dhe sportive në Vuthaj, po ashtu në bashkpunim me USAID përmes fondit CHF që nga viti 2002-2005 kan arritur ta rregullojnë dhe asfaltojnë rrugën dhe një ndër urat kryesore në Vuthaj. Por kjo nuk është e gjitha, për 2 dekada shoqata jonë e ka marrë në dorë organizimin e manifestimit tradicional:

  • “ MIRË SE VINI NË ALPET SHQIPTARE” VUTHAJ, 20 vite sukses i pa diskutueshem, me një publik prej mijra spektatorve në skenën e hapur në Vuthaj nga katër anët e botës.
  • Dhjetra koncerte të organizuara për nderë të ditës së flamurit shqipëtarë (28 nentorit).
  • Dhjetra koncerte për nderë të ditës së mësuesit
  • Organizatore e simpoziumit shkencor “ Plava dhe Gucia ndër shekuj dhe çështja kombëtare” 2012,2013,2014 me emrat më të spikatur dhe studiuesve më të mirë të historisë shqiptare. 
  • Organizatore e festivalit mbarëkombëtar” Kënga dhe Vallja Sqipe na Bashkon” e që këtë vit e ka 5 vjetorin e tij.

 

Pra një punë e palodhur në shërbim të komunitetit shqiptarë dhe jo vetem, OJQ” ALPET SHQIPTARE” që nga viti 2020 është një nga 4 partnerët e projektit më të madh që është zhvilluar ndonjëher në Plavë dhe Gusi, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian ku përmes të cilit do të bëhet identifikimi dhe prezentimi i bimëve medicinale në rajonin e Alpeve Shqiptare, bashkpunim ky në mes të Komunes së Plavës dhe OJQ” ALPET SHQIPTARE”  (Mali i zi) dhe “QËNDRËS PËR ZHVILLIM DEMOKRATIK” dhe Bashkisë së Tropojës (Shqipëri).